Fjalë Kyçe

Sa do paguhet Alketa Vejsiu për prezantimin në “Sanremo”?

Sa do paguhet Alketa Vejsiu për prezantimin në “Sanremo”?

Monica Belluci, Mara Venier, Antonella Clerici, Giorgina Rodriguez, Sabrina Salerno, Alketa Vjesiu, janë disa ngafigurat e njohura që do të jenë përkrah prezantuesit kryesor, Amadeus për prezantimine Sanremo 2020.

Teksa po bëhen përgatitjet e fundit për festivalin e përvitshëm, mediat italiane kanë zbuluar buxhetin që do të përdoret. Ka qenë gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” ajo që ka zbuluar e para shifrën marramendëse që do shpenzohet për të gjithë festivalin dhe është 18 milionë euro.

E sigurisht që nga këto, një pjesë do të shkojë për prezantueset. “Il Giornale” shkruan se disa prrej tyre, përfshirë edhe Alketa Vejsiun, do të paguhen me 20-25 mijë euro. Ndërkohë për një pjesë tjetër, ende nuk ka dalë shifra.

Nga ana tjetër, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, thuhet se do të paguhet 500-600 mijë euro.