Kohëve të fundit lajmet rreth transferimeve janë përqëndruar tek Pogba, i cili thuhet se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit.
E mesfushori i Real Madridit, Casemiro, i cili ka dhënë një intervistë, është pyetur për lajmet e fundit rreth Pogba, të cilin e lidhin me një transferim në Real Madrid. Braziliani shprehet se Pogba do të ishte i mirëseardhur në Real Madrid.
“Në Real Madrid, lojtarët duhet të jenë më të mirët në botë. Klubi do të vendosë se kush do të bashkohet. Pogba është një lojtarë i mrekullueshëm. Ai do të jetë i mirëseardhur nëse bashkohet.”