Fjalë Kyçe

Sa e respekton Klopp skuadren e Bayernit

Sa e respekton Klopp skuadren e Bayernit

Supersfida e ligës së kampionëve ndërmjet Bayern Munich dhe Liverpool luher somte me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaAlo.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka analizuar pak a shumë përballjen e sotme ndaj Bayernit.

“Ju e njihni Bayernin. Secila skuadër ka një plan. Unë jam i kenaqur me rezultatin pasi edhe kemi mundur të fitojmë. Por pres që Bayern të sulmoj më shumë, Bayerni ka kualitet, Gnabry është në formën e karrierës dhe Coman është shumë i mirë. Ne duhet të jemi gati nga minuta e parë, duhet të tregojmë se sa duam të shkojmë në fazën tjetër”, ka thënë Klopp.

“Duhet të bëjmë gjërat e duhura ne momentet e duhura. Eshtë Bayerni, duhet të mbrohemi mirë. Do të ketë momente kur ne do të dominojmë dhe momente kur Bayerni do të dominojë, por është puna te kontrolli, se kush do ta kontrolloj më mirë”, ka përfunduar Klopp. /GazetaAlo