Fjalë Kyçe

Sa kohë mund të mbijetohet nën gërmadha?

Sa kohë mund të mbijetohet nën gërmadha?

Janë duke vazhduar për kërkimet e personave nën rrënoja në Durrës, Thumanë e vende të ndryshme pas tërmetit të djeshëm, por më poshtë ju sjellim disa fakte se sa mund të jetoj një person nën rrënoja.

Një vajzë gjashtë muajsh u shpëtua katër ditë pasi ndërtesa në të cilën ndodhej, u rrëzua në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.

Majin e vitit 2013 një grua u nxor nga rrënojat e një fabrike në Bangladesh, ku kishte qëndruar për 17 ditë.

Pas tërmetit të Haitit në Janar 2010, një burrë mbijetoi për 12 ditë nën rrënojat e një dyqani.

Kombet e Bashkuara zakonisht vendosin të heqin dorë nga përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit duke nisur nga pesë deri në shtatë ditë pas një katastrofe, pasi rrallë ndodh që dikush të gjendet i gjallë pas një apo dy ditëve.

E megjithatë, është e ditur tashmë se njerëzit mbijetojnë mund të shumë më gjatë se aq. Rasti më i jashtëzakonshëm është ndoshta ai i një 40-vjeçareje në Kashmirin e administruar nga Pakistani; zona u godit nga paslëkundje të dhunshme sizmike dhjetorin e vitit 2005, dhe gruaja u arriti të gjendej pas më shumë se dy muajsh në gërmadhat e shtëpisë së vet.

Naqsha Bibi shpëtoi falë ujit të shiut dhe ushqimeve të kalbura.

Shumë e cilësuan asokohe shpëtimin e saj një mrekulli.

Sipas ekspertëve, mbijetesa pas një tërmeti, varet shumë nga ajo çfarë ndodh në momentin e rënies së tij dhe çastit kur ndërtesa shembet.

Situata ideale konsiderohet ajo e furnizimit me oksigjen nga jashtë, edhe në rast bllokimi, e mundësisht, edhe qasja ndaj ujit.