Fjalë Kyçe

Sa litra vaj ka importuar vendi gjatë vitit të kaluar?

Sa litra vaj ka importuar vendi gjatë vitit të kaluar?

Pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, Dogana e Kosovës ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe si në vijim njofton publikun lidhur me analizat e çmimeve të importit.

Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli i përpunuar rreth 17.7 milionë litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021, e ka shënuar rritje në 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%.

Ndërsa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë takes, pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

Derisa në vitin 2022 (periudha janar -shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar.

Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.