Fjalë Kyçe

Sa paguhet një gjyqtar në Kosovë krahasuar me vendet e tjera në Ballkan?

Sa paguhet një gjyqtar në Kosovë krahasuar me vendet e tjera në Ballkan?

Gjyqtarët në futbollin e Kosovës janë për gjynah sa u përket fitimeve, nëse i krahasojmë me kolegët e tyre në rajon.

Mëditjet e tyre për një ndeshje të futbollit në rangun elitar janë tejet të ulëta, gjithnjë nëse i krahasojmë me vendet e rajonit.

Përderisa gjyqtari kryesor në futbollin e Kosovës për një ndeshje paguhet 100 euro, në Shqipëri paguhet rreth 380 euro, transmeton Gazeta Olle.

Përderisa në Kosovë anësorët paguhen 80 euro, në Shqipëri paguhen 180 euro.

Ndryshe, në Kosovë gjyqtari i katërt paguhet 50 euro e në Shqipëri paguhet 100 euro.

Në futbollin maqedonas janë shifra të tjera.

Gjyqtari kryesor fiton 220 euro, kurse anësoret 160 euro, teksa arbitri i katërt për një ndeshje fiton 90 euro.

Më mirë se Shqipëria e Maqedonia qëndron Serbia.

“Bilbili” kryesor për një ndeshje në Serbi paguhet 500 euro.