Lajmet për njohje të reja, nuk ekzistojnë tash e 7 mijë e 704 orë.
Shteti i Israelit, është i fundit dhe i vetmi për sivjet, që vendosi të njohë realitetin kosovar me 1 shkurt.
E tash e 321 ditë shtetin afër 14 vjeçar nuk e njohu kush më.
Në 5 vitet e fundit, shtetin më të ri evropian, që vetë varësinë e vulosi me 17 shkurt të 2008, e njohën veç katër shtete: Izraeli, Barbados, Madagaskar, Bangladesh.
Mes shtetit të 117 njohës të Izraelit dhe atij të 116-të, Barbadosit, janë fiks 1 mijë e 415 ditë, apo 33 mijë e 960 orë.
Përgatitur nga gazetarja Erblina Okrashtica.