Fjalë Kyçe

Sabit Osmani ka një mesazh për lojtarët e tij

Sabit Osmani ka një mesazh për lojtarët e tij

ryetrajner i Trepçës ’89 ka qenë mjaft kritik për futbollistët e tij pas disfatës ndaj Ferizajt në udhëtim (2-0).

Tekniku mitrovicas ka kërkuar nga lojtarët e tij që të mbeten me këmbë në tokë, sidomos pas fitores ndaj Prishtinës, pasi që “minatorët” i pret një punë shumë e vështirë këtë vit për të mbijetuar.

“Pas një ndeshje të mirë që bëmë me Prishtinën djemtë menduan se çdo gjë ka përfunduar, duke e nënçmuar kundërshtarin. Por, ndeshjet fitohen në fushë dhe jo jashtë fushës, prandaj futbollistët duhet të punojnë shumë për të arritur rezultatin e kërkuar, pasi që këtë vit do të kemi shumë punë për të mbijetuar”, deklaroi pas ndeshjes Sabit Osmani.