Fjalë Kyçe

Sadiku: Duam Evropianin, kam uri për gola kuqezi

Sadiku: Duam Evropianin, kam uri për gola kuqezi

Armando Sadiku është në garë me kohën për të afruar sa më shpejt rikthimin e tij në fushën e lojës dhe për të harruar dëmtimin e gjatë që për pesë muaj e ka mbajtur larg skuadrës dhe golit.

Në fillim të muajit shkurt mendohet që Sadiku të jetë i gatshëm për skuadrën me dëshirën e madhe për qenë në formën e duhur.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, bomberi shqiptar komenton edhe mundësinë e lëvizjes së tij në afatin e janarit apo bisedën që ka bërë me drejtuesit e klubit të Levantes, situatën në Kombëtare, shanset për në Europian si dhe Ligën e Kombeve ku kuqezinjtë nuk realizuan objektivat.

Sadiku jep një vlerësim edhe për Kategorinë Superiore apo edhe të Parën, ku luan edhe i vëllai. Në fund, ka edhe një premtim: “Besoj shumë se do të rikthehem te skuadra kombëtare që në ndeshjen e parë në grup, atë përballë Turqisë në mars që do zhvillohet në Elbasan. Kam shumë uri për lojën dhe golat me fanellën kuqezi”, ka theksuar Sadiku.