Fjalë Kyçe

Sahatqija i reagon ministres Gërvalla: MPJ nuk po zbret prej top listës së huqjeve

Sahatqija i reagon ministres Gërvalla: MPJ nuk po zbret prej top listës së huqjeve

Teuta Sahatqija, ish-konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka reaguar pas huqjes së radhës të Ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Kjo e fundit ka vendosur flamurin e OKB’së në vend të atij të NATO’s teksa ka njoftuar takimin me Sekretarin Gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike.

Ky nuk është gabimi i parë nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kritikave të shumta u është bashkuar edhe Teuta Sahatqija, ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme. Ajo kërkon që ‘t’i ruhet fytyra Kosovës.

“Per hire te fytyres se shtetit, merrni dike qe ti shkruan postimet e qe i din se paku konceptet themelore!”, shkruan ajo në Facebook.

“Se MPJ nuk po zbret prej top listes se huqjeve’, vijoi Sahatqija.