Mjekët muajt e fundit vazhdimisht janë përballur me situata mjaft të rënda, gjatë ‘luftës’ me coronavirusin.
I tillë është edhe mjeku nga Kalifornia, i cili është në vijën e parë të luftës, për t’i dalë në ndihmë pacientëve që janë prekur nga ky virus, shkruan Daily Mail.
Por ai po vetë izolohet në momentin kur ai përfundon punën, dhe e gjitha kjo për të ruajtur familjen e tij, transmeton Telegrafi.
Dr. Timmy Cheng ka vendosur të jetojë në një tendë në mënyrë që të mbrojë familjen e tij nga sëmundja vdekjeprurëse.
Doktor Cheng ngriti çadrën në garazhin e tij, ku ai shkon të flejë çdo natë pas një dite pune rraskapitëse në spital, në mënyrë që të mbrojë gruan dhe fëmijët e tij.
“Unë vullnetarisht u bëra i pastrehë për të mbrojtur familjen time në rast se mund të infektohem dhe të sjellë virusin në shtëpi”, shkruan Cheng në Facebook.