Fjalë Kyçe

Salah te Juventus, ja çfarë mendon Ronaldo

Salah te Juventus, ja çfarë mendon Ronaldo

Ylli portugez Cristiano Ronaldo i ka dhënë Juventusit dritën e gjelbër për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah bëjnë të ditur raportet nga Italia.

Reprezentuesi i Egjiptit është vënë në radarin e gjigantëve italian, të cilët pretendohet se janë duke punuar për të bërë një lëvizje të madhe në verën e vitit 2019.

Juventus tashmë kanë kompletuar transferimin e Aaron Ramsey nga Arsenal, i cili do t’iu bashkohet kampionëve të Serie A me kosto falas.

Sipas Sky sport News Arabia, janë duke zhvilluar idenë e nënshkrimit të lojtarit më të mirë të Premierligës në sezonin e kaluar.

Për të finalizuar këtë transferim, Juventus tashmë ka marrë edhe dritën e gjelbër nga Ronaldo, i cili do të pëlqente të luante përkrah Salah.