Fjalë Kyçe

Sali Berisha e paralajmëron kryeministrin Rama për seri protestash të pafundme të PD-së: Ky uragan, ky ortek nuk ndalet më!

Sali Berisha e paralajmëron kryeministrin Rama për seri protestash të pafundme të PD-së: Ky uragan, ky ortek nuk ndalet më!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në protestën  e organizuar sot në Tiranë, ka dhënë siç e quajti ai, një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, për qasjen e tij karshi zhvillimeve me shqiptarët.

Në adresimin e tij përballë protestuesve, Berisha u shpreh se kjo mbetet vetëm e para, karshi serisë së pafundme të protestave të tjera, siç tha ai ‘’derisa ta çlirojnë Shqipërinë nga narkoshteti’’, njofton Klankosova.tv.

”Ne këtu jemi, mijëra e mijëra qytetarë të lirë. U mblodhëm me një thirrje të shpejtë, por në dy muaj, ne arritëm të rimëkëmbim, të rivendosim në piedestal monumentin madhështor të prularizmit që e mori peng Edi Rama”.

”Ky uragan, ky ortek, nuk ndalet më. Ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Edi Ramën, mos guxo, mos guxo t’i dalish para, mos  mendo se me pakicë dhe stërpakicë mund të shtypësh shumicën. Se mjerimi të pret. Ne nuk ka forcë të plotë që na ndalon në rrugën tonë”.

”Kjo është protesta e parë, ju ftoj, të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave të tjera derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti. Të rikthejmë votën, të rikthejmë shpresën tek populli shqiptar”.