Fjalë Kyçe

Sallahu: Dorëzuam kallëzim penal kundër Selim Selimit dhe Nehat Thaçit

Sallahu: Dorëzuam kallëzim penal kundër Selim Selimit dhe Nehat Thaçit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ish-ministrit Selim Selimi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues së Kosovës, Nehat Thaçit.

“Sot, njëanshëm kemi anuluar kontratën kriminale përmes së cilës persona të papërgjegjshëm kanë dhënë në shfrytëzim pronën e Ministrisë së Drejtësisë, personit juridiko privat pa asnjë bazë ligjore, gjithsej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katrorë”, shkruan Sallahu në Facebook.

“Po ashtu kemi dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ish Ministrit Selim Selimi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi”.

Sallahu po ashtu ka njoftuar që ata e kanë dorëzuar kërkesën në Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë kundër Nehat Thaçit për shkelje të rëndë të detyrave në punën e tij.

“Dhe krejt në fund kemi dorëzuar kërkesën në Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë kundër Nehat Thaçit për shkak të shkeljes së rëndë të detyrave të punës”.

“Nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë shkelje të ligjit!”, përfundon ai.