Tekniku i Ballkanot, Sami Sermaxhaj, vlerëson lartë karakterin e futbollistëve të tij, teksa vë në pah mungesën e koncentrimit në minutat e fundit duke lansuar edhe një mesazh për futbollistët e tij.
“Futbollistët duhet kuptuar se ndeshja mbaron atëherë kur gjyqtari sinjalizon me ‘bilbil’ për përfundimin e ndeshjes dhe duhet të luajnë deri në frymën e fundit. Është e dhimbshme të humbasësh në mënyrë të tillë, por unë mbetem i kënaqur me karakterin e treguar nga futbollistët. Ne bëmë një paraqitje të mira duke patur parasysh edhe nivelin e kundërshtarit me të cilën patëm të bëjmë. Kemi tentuar përmes kundërsulmeve të rrezikojmë kundërshtarin, por në disa momente nuk patëm harmonizimin e duhur dhe kjo bëri që të shpërdorojmë disa raste të mira që kishim”, deklaroi Sermaxhaj për Super Sport Kosova.
Gjashtë ndeshje pa fitore? “Jemi përballur me kundërshtarë të vështirë dhe nuk kemi arritur të marrim rezultatet e pritura. Sidoqoftë unë kam besim te këta futbollistë që do ta gjejnë qetësinë e duhur për të ardhur deri te rezultatet. Jemi ballafaquar edhe me mungesë të futbollistë (Visar Berisha, Besnik Krasniqi & Blendi Baftiu) që na ka pamundësuar të sinkronizohemi mirë. Por, jam i bindur që Ballkani do arrijë të mbijeteojë në Superligë, pasi që Superligës i duhet Ballkani”, mbylli Sermaxhaj.