Muajin e kaluar Samsung prezantoi telefonin e parë fleksibël – Galaxy Fold. Megjithatë, duket sikur kompania e Koresë së Jugut po punon tani edhe në dy telefona fleksibël me një dizajn tjetër, transmeton KosovaPress.
Galaxy Fold vjen me një dizajn të palosjes si laptopët, por një nga modelet e ardhshëm mund të jetë i ngjashëm me modelin Huawei Mate X – me një ekran që del nga jashtë.
Një tjetër telefon fleksibil mund të jetë i ngjashëm me pajisjen e ardhshme Motorola RAZR. Telefoni do të ketë një ekran vertikal dhe një ekran më të vogël në pjesën e jashtme.
Sidoqoftë, Samsung mund të vendosë të heqë ekranin shtesë në varësi të mënyrës se si përdoruesit reagojnë ndaj ekranit më të vogël të Galaxy Fold.
Samsung planifikon telefonin që paloset vertikalisht në fund të këtij viti ose në fillim të 2020, ndërsa telefoni që lakohet nga jashtë do të mbërrijë më vonë.