Fjalë Kyçe

Samuel Nikaj pritet të largohet nga Vushtrria

Samuel Nikaj pritet të largohet nga Vushtrria

ushtrria në krye me Samuel Nikaj tashmë është shpallur kampion i Ligës së Parë të Kosovës dhe nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës.

Pas 29 javësh në Ligën e Parë, Vushtrria ka grumbulluar 69 pikë, 11 më shumë se përcjellësi i dytë, Besa e Pejës duke e siguruar plasmanin në elitë.

Trajneri shqiptar, Samuel Nikaj e kreu me sukses misionin e tij me klubin e Vushtrrisë pas një pune të suksesshme një-sezonale.

Nikaj erdhi te klubi i Vushtrrisë në fillim të këtij edicioni, por duket se aventura e tij nuk do të zgjasë shumë.

Pas ndeshjes me Onix, trajneri nga Shkodra pritet t’ia jap lamtumirën e fundit klubit vushtrrias.

ImageKëtë e ka bërë të ditur vetë trajneri Nikaj, i cili në një prononcim për Zëri.info, thotë se nuk është i bindur nëse do të mbetet në klub.

“Nuk e di nëse do të vazhdoj edicionin e ardhshëm. Kjo për shkak se më skadon kontrata”, u shpreh shkurt Samuel Nikaj për Zëri.info.

Ndeshjen e fundit të këtij edicioni, Vushtrria do ta zhvillojë kundër Onix në “Ferki Aliu”.