Fjalë Kyçe

Sanchez mbërrin në Milano para zyrtarizimit tek Interi

Sanchez mbërrin në Milano para zyrtarizimit tek Interi

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, ka mbërritur në Milano për të kompletuar transferimin tek Interi.

Sanchezi të mërkurën u prit nga qindra fansa të Interit në Aeroportin Malpensa.

30-vjeçari pritet të kryejë testet para se të nënshkruajë kontratën për huazim për një sezon.

Pavarësisht se shënoi vetëm tri herë në 32 paraqitje për Unitedin në Premier Ligë, ai u kërkua me ngulm nga trajneri i ri i Interit, Antonio Conte.

Kiliani ribashkohet me Romelu Lukakun, ish-partnerin në sulm në “Old Trafford”.

https://twitter.com/i/status/1166720568172929025