Fjalë Kyçe

Sanchez po rikthehet në Serie A

Sanchez po rikthehet në Serie A

Juventus po mendon të bëjë një transferim befasues gjatë afatit kalimtar të verës.

Juventus e di se duhet të bëjë edhe disa transferime, në mënyrë që të jetë konkurrent për të gjithë trofetë.

‘Zonja e Vjetër’ po planifikon që ta transferojë Alexis Sanchezin nga Manchester United, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

Sanchez ka arritur të shënoi dy gola në 17 ndeshje në këtë sezon, andaj ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta shesin atë.

Juventus mund ta transferojë kilianin, por vetëm nëse pranon ta zvogëlojë pagën e tij.