Fjalë Kyçe

Sanchez te Real Madridi?

Sanchez te Real Madridi?

Mbrojtësi i Tottenhamit, Davinson Sanchez, duket se do të largohet nga Londra në verën e vitit të ardhshëm.

“Don Balon” shkruan kolumbiani është frustruar nga minutazha e vogël tek “Spurs”, dhe tashmë ai kërkon klub të ri.

Real Madridi është duke e vëzhguar me kujdes situatën e Sanchez tek Tottenham. Madje, thuhet se “Los Blancos” kanë përgatitur ofertën e tyre në vlerë prej 60 milionë euro për mbrojtësin e skuadrës së Pochettino.

Ndryshe, Sanchez është duke u monitoruar edhe nga PSG, AC Milan dhe Barcelona.

Mirëpo, siç raportohet, Real Madridi është më afër transferimit te Sanchez-it.