Santi Cazorla ishte mbrëmë fytyra tragjike e Villarealit.
Villareali është mposhtur në udhëtim te Real Betisi me rezultat, 2:1.
Mesfushori shumë i dashur nga tifozët e skuadrës spanjolle, Santi Cazorla, e humbi penalltinë në minutat e fundit të ndeshjes, përcjell lajmi.net.
Villareal ishte duke humbur 2 me 1 nga Betisi, gjersa u akordua penallti në minutën e 89’-të.
Mesfushori spanjoll dështoi t’i barazonte shifrat, gjersa skuadra e tij pësoi humbje.
Pas ndeshjes, Santi Cazorla ishte parë në një gjendje tejet të keqe, duke e fajësuar kështu veten për humbjen e ndeshjes.
Kjo humbje e Villarealit e thellon edhe më shumë krizën, gjersa janë shumë afër të bijen nga liga.