Fjalë Kyçe

Santos: Gjermania nuk më frikëson aspak, të dyja skuadrat janë në gjendje ta vendosin ndeshjen

Santos: Gjermania nuk më frikëson aspak, të dyja skuadrat janë në gjendje ta vendosin ndeshjen

Gjermania do ketë përballë Portugalinë në derbin e ditës së sotme në “Euro 2020”.

Portugalia kërkon kualifikimin në ndeshjen me Gjermaninë, ndërsa “Die Meinschaft” kërkon pikët e para pas humbjes nga Franca, shkruan lajmi.net.

Megjithëse Gjermania është e motivuar dhe ka në skuadër lojtarë të rinj dhe të kualitetit të lartë, selektori portugez, Fernando Santos ka deklaruar se kjo gjë nuk e frikëson aspak atë.

Santos theksoi se të dyja Kombëtaret kanë kualitetin për ta vendosur ndeshjen në çdo moment.

“Nuk i frikësohem aspak Gjermanisë. Unë mendoj se të dyja skuadrat do të respektojnë njëra-tjetrën sepse ato e dinë që ka mjaftë kualitet dhe talent në të dyja skuadrat që të vendoset ndeshja çdo moment”, tha ai.

“Tani të mendosh se Portugalia është favoritja kundër Gjermanisë, duke luajtur në Gjermani, është ekzagjerim sipas meje. Nëse lojtarët do të binin pre e kësaj mënyre të menduarit, atëherë ne as nuk do ta barazonim këtë ndeshje!”, shtoi ai.

“Ekzistonte një lloj perceptimi se Portugalia ishte e fortë dhe respektohej nga skuadrat, por kishte disa skuadra evropiane që mendonin se mund të na mundnin”, tha Santos.

“Për momentin nuk mendoj që ka një skuadër në botë që mendon se do ta ketë lehtë ndaj Portugalisë, e shikova ndeshjen e Gjermanisë me Francën me vëmendje dhe ata janë të rrezikshëm”, përfundoi Fernando Santos.