Mes viktimave nga sulmet e ndodhura mëngjesin e sotëm në Lviv të Ukrainës ishte edhe një 27-vjeçar, i quajtur Yury Baran.
BBC sjell historinë e tij të trishtë të të riut, i cili sapo ishte fejuar dhe pas një muaji do të bënte 27 vjeç.
Mëngjesin e sotëm, ai dhe tre kolegë të punës vendosën të pinin një kafe para se të fillonin punën në zyrë. Rreth orës 08:30 me orën lokale, garazhi u shkatërrua nga një raketë ruse.
Prindërit e tij, Anatoli dhe Maria, u përpoqën ta takonin pasi dëgjuan për sulmet në Lviv. Ata nxituan në vendin e sulmit por zbuluan se ai kishte vdekur. Yury ishte djali i tyre i vetëm.