Policia, e cila dyshonte se automjeti në fjalë mund të ishte duke transportuar lëndë narkotike, e dërgoi këtë të fundit në vijën e dytë të kontrollit, ku konstatoi, me ndihmën edhe të qenit antidrogë, se në brendësi të tij ishin fshehur narkotikë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.