Fjalë Kyçe

Sarrazin: Gjermania e gatshme të japë një përgjigje për liberalizimin e vizave

Sarrazin: Gjermania e gatshme të japë një përgjigje për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se ata janë të gatshëm të japin një përgjigje për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.

“Kur është fjala për çështjen e liberalizimit të vizave, Gjermania është e gatshme të japë një përgjigje konkrete në të ardhmen”.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i rëndësishëm sepse nënvizon besueshmërinë e BE-së. Nuk duhet ta humbasim kurrë këtë mundësi”.

Këto deklarata emisari gjerman i bëri gjatë një forumi në Serbi ku po qëndron për një vizitë zyrtare.

Atje gjermani u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton KlanKosova.tv.