Fjalë Kyçe

Sarri me kritika të ashpra ndaj lojtarëve të Chelseat pas humbjes ndaj Arsenalit

Sarri me kritika të ashpra ndaj lojtarëve të Chelseat pas humbjes ndaj Arsenalit

Blutë nuk kishin “dhëmbë” për t’ia treguar sot Arsenalit, kurse menaxheri i tyre i ka quajtur lojtarët e tyre mentalisht të dobët

Maurizio Sarri i ka kritikuar lojtarët e tij pas humbjes 2-0 nga Arsenalit, duke thënë se lojtarët e tij është “shumë vështirë që të motivohen për lojë”.

Mbrojtja e Chelsea ishte shumë e thyeshme sot në Emirates, ku kanë mundur të pësojnë edhe më shumë gola para se Lacazette të shënonte nga një kënd i ngusht golin e parë.

“Me duhet të them se jam jashtëzakonisht i hidhëruar me këtë humbje sepse vije nga mentaliteti i jonë”, tha Sarri për Gazetarët.

“Ata ishin shumë më të përkushtuar se sa ishim ne dhe nuk mund ta pranoj këtë. Ishte një ndeshje e njëjtë si me Spurs-kam folur me lojtarët dhe kam menduar që e kemi zgjedhur këtë problem”.

“Dëshiroj të flas për taktikat por duket se ky grup i lojtarëve e ka shumë të vështirë që të jetë i motivuar për lojë”.

“Mendoj që kur ju hyni në ndeshje të tilla, ku një skuadër është më e përkushtuar pastaj nuk mund të flisni për taktika. Niveli i përkushtimit të tyre ishte shumë më i mirë se ndeshja e jonë”