Chelsea do të bëjë disa largime në janar.
Maurizio Sarri ka dërguar një listë te Chelsea për lojtarët që nuk i do në skuadër.
Largimi i parë i skuadrës londineze në janar do të jetë Victor Moses, përcjell “lajmi.net”.
Anësori nigerian nuk po përshtatet në skemën e Sarrit, andaj do të shitet për 15 milionë euro.
Crystal Palace është shumë afër ta transferoj Mosesin, pasi Chelsea e ka vënë atë në shitje.
Kështu, marrëveshja mes të dyja skuadrave mund të arrihet me tu hapur afati i transferimeve në janar.