Fjalë Kyçe

Schmeichel fajëson gjyqtarët pas humbjes nga Liverpooli

Schmeichel fajëson gjyqtarët pas humbjes nga Liverpooli

Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel ka ‘përplasur’ gjyqtarët – brenda dhe jashtë fushës – pas humbjes së tyre 4-0 te Liverpooli.

Ishte dhënia e penalltisë në pjesën e dytë, pas një prekje të topit me dorë nga të Caglar Soyuncu, që ngriti zemërimin e portierit të Dhelprave .

Dhe zhgënjimi i tij e pa atë të shfrynte si gjyqtarin në terren Michael Oliver dhe ish-gjyqtarin Dermot Gallacher, i cili tani punon kryesisht si një ekspert.

“Mendoj se ishte pak e vështirë. Ne ishim në lojë derisa gjyqtari duhej ta bënte veten hero, dhe që nga atëherë e humbëm qetësinë”, ka thënë fillimisht Schmichel për Amazon Prime.

“Ata janë skuadra më e mirë në botë së bashku me Manchester Cityn. Ne ​​përpiqemi të jemi si City dhe Liverpool, por ata janë shumë para nesh në udhëtimin e tyre”.

“Cili është emri i tij, Dermot, ai do të jetë në Sky duke thënë ‘oh, është një vendim i shkëlqyeshëm, gjyqtari ishte i guximshëm” ose diçka e tillë”.

“Unë nuk e di se çfarë është dashur të bëjë. Krahu i tij ishte poshtë tij, ai ka më pak se një mili-sekondë për të reaguar”.

“Ai është i etur ta japë atë, dhe pasi ta japë, VAR nuk do ta anulojë kurrë?”, përufndoi portieri i Dhelprave.