Fjalë Kyçe

Schmitti tregon se qysh serbët e ndihmuan Perandorinë Osmane ta pushtojë Ballkanin

Schmitti tregon se qysh serbët e ndihmuan Perandorinë Osmane ta pushtojë Ballkanin

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka publikuar një shkrim të Oliver Jens Schmitt, profesor i njohur i historisë së Ballkanit nga Zvicra, në revistën e saj të titutlluar “Studimet Shoqërore”. Në shkrimin e titulluar “Bashkëpunimi serbo-osman”, Schmitt shkruan mbi mënyrën se si serbët e ndihmuan Perandorinë Osmane të pushtonin Ballkanin.

“Në kulturën serbe të kujtesës, kujtimi i luftës kundër “turqve” (që u referohet myslimanëve dhe jo turqve në kuptimin etnik) ruhet deri në ditët e sotme. Por ky është vetëm një mit dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin historik. Serbët ndihmuan osmanët të pushtonin Ballkanin.” – shkruan në abstraktin e këtij punimi, që është përkthyer nga gjuha gjermane.

Që në hyrje të tekstit, Schmitt shkruan se kujtimi i luftës kundër turqve është i ngurtësuar në idenë e “sakrificës” së serbëve në luftën kundër islamit pushtues.

“Megjithatë, faktet e mëposhtme janë shumë më pak të ankoruara në vetëdijën edhe të ekspertëve: fisnikët kryesorë serbë, duke përfshirë heroic epic, Marko Kraljeviq, ranë si vasalë osmanë në Betejën e Rovinës kundër Mirçeas së Vjetër në 1395.” – shkruan Schmitt.

Tutje, historiani zvicëran tregon edhe për kontributin e serbëve në rënien e Konstandinopojës, ish-kryeqendrën e Perandorisë Bizantine, që u pushtua më 1453 nga sulltani Mehmeti.

“Djali i Lazarit, Stefan Lazarević-i, luftoi edhe më tej në Betejën e Ankarasë, në të cilën sundimtari mongol, Timuri, u takua me sulltanin Osman Bayezid-in I, kur shumica e vasalëve turq të sulltanit dhe shumë princa osmanë ishin larguar prej kohësh nga fusha e betejës. Më 1430, trupat serbe nën Grgur Branković-in morën pjesë në sulmin e Muratit II në Selanikun e administruar nga Venediku. Dhe në vitin 1453 luftëtarët dhe minatorët serbë me ushtrinë e rrethimit osman qëndronin para Kostandinopojës. Këta shembuj sugjerojnë se trupat serbe nuk luftuan kundër, por me osmanët në momente vendimtare në historinë osmane dhe historinë e Ballkanit dhe promovuan ndjeshëm sukseset e tyre.” – shkruan tutje ai.

Tutje, Schmitt ka shkruar se serbët u përdorën nga osmanët në luftën psikologjike.

“Dhe jo vetëm që këta serbë nuk dhanë asnjë ndihmë, por, në të vërtetë, promovuan forcën ushtarake osmane dhe u përdorën nga osmanët për luftë psikologjike, për të demoralizuar mbrojtësit, si një shenjë e dukshme se nuk kishte solidaritet ortodoks. Në të vërtetë, Kostandinopoja mori vetëm një fluks katolikësh, por jo ortodoksë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh distancën e despotit serb nga bota katolike dhe bashkimi i kishës. Megjithatë, viti 1453 është vetëm përfundimi i atyre veprimeve ushtarake serbe me të cilat u promovua pushtimi osman i Ballkanit.” – ka shkruar Schmitt.

Tutje, Schmitti ka treguar edhe ndihmën e serbëve në luftërat e brendshme të Perandorisë Osmane, ku pretendues të ndryshëm për fronin sulltanor vriteshin në betejë.

“Princat serbë i zhvilluan luftërat e tyre për pushtet nën ombrellën e vasalitetit osman, gjë që u njoh nga të gjithë aktorët edhe pasi Ankaraja – Stefani, i cili fillimisht ishte i fokusuar vetëm në Hungari, u bë vasal i dyfishtë hungarez-osman.” – vazhdon Schmitt.

Në pjesën e dytë të shkrimit, Schmitti flet mbi lidhjet në mes elitave serbe dhe atyre osmane.

“Asnjë elitë tjetër politike në Ballkan nuk ishte e ndërthurur kaq ngushtë me elitën osmane: kjo jo vetëm që ndikoi në martesat dinastike, por edhe në ndërhyrjen e ndërsjellë dhe pjesëmarrjen në “politikën e brendshme” të homologëve të tyre: princat serbë u bashkuan në konfliktet brenda-serbe me aktorët osmanë (këtu ishin veçanërisht të rëndësishëm bejlerët e uçit), nga ana tjetër, pjesë e botës politike osmane u bënë edhe pjesëtarë të elitave serbe, por jo vetëm gjatë periudhës së luftës për fronin osman (1402–1413).” – shkruan Schmitt në punimit e tij.