Sot do të mbahet seanca plenare për heqjen e imuniteti të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës pas kërkesës së SPAK dhe pas shqyrtimit të çështjes në Këshillin e Mandateve.
Ndërkaq nga ana tjetër Berisha ka paralajmëruar protesta para Kuvendit. Nisur nga paralajmërimi forca të shumta policore janë mbledhur para Parlamentit, duke qenë se mund të ketë tensione.
Euronews Albania raporton se në Kuvend kanë mbërritur deputetët socialistë. Nuk dihet nëse në seanca do të ketë ndonjë nga opozita.