Fjalë Kyçe

Sebastian Kurtz jep dorëheqje nga pozita e kancelarit austriak

Sebastian Kurtz jep dorëheqje nga pozita e kancelarit austriak

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje pasi u përfshi në një skandal korrupsioni.

Ai tha se do t’ia dorëzojë kancelarinë ministrit të jashtëm Alexander Schallenberg shkruan politico.eu

Qeveria e Kancelarit Sebastian Kurz të Austrisë u godit pasi prokurorët federalë filluan një hetim penal kundër tij këtë javë me dyshimin se kishte përdorur fonde qeveritare për të paguar për sondazhe të favorshme të opinionit dhe artikuj lajmesh.

Kurz, i cili është konsideruar si fytyra e re e konservatorizmit evropian, mohoi fuqishëm akuzat.