Fjalë Kyçe

Sejdijaj eliminohet nga Evropiani i karatesë

Sejdijaj eliminohet nga Evropiani i karatesë

Diellza Sejdijaj është eliminuar nga kampionati Evropian i karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Sejdijaj në kategorinë deri në 68 kilogramë, u mposht të mërkurën nga karateistja e Austrisë, Alisa Buchinger.

Për të mërkurën garat i kanë mbyllur edhe Fortesa Orana dhe Herolind Nishevci. Të dy karateistët të dielën do të luftojnë për medalje të bronztë.