Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe paralelet e saj me atë Serbi-Kosovë.
Ai për a2cnn u shpreh se Millosheviç kërkonte zhbërjen e shqiptarëve, madje shkoi edhe më tej teksa tha se politikat e tij nuk kanë vdekur ende në Serbi.
“Qëllimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë ka qenë zhbërja e shqiptarëve, largimi i tyre nga trojet e tyre, tretja e tyre në skajet e botës. Fatkeqësisht kjo logjikë vazhdon. Politikat e Millosheviç nuk kanë vdekur ende në kokën e Vuçiç. E njëjta gjë po ndodh edhe në Ukrainë. Ajo turmë e madhe e njerëzve në pikat kufitare që largohen nga vendi i tyre si pasojë e agresionit të Rusisë, nuk është asgjë tjetër për shembjen e krenarisë së popullit të Ukrainës, duke dërguar edhe një mesazh shteteve të tjera.
Në zhvillimin e deritanishëm duhet vlerësuar ajo që ka bërë Perëndimi në mbështetje të Ukrainës”, tha Sejdiu.