Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryteari i kësaj partie, Fatmir Sejdiu ka thënë se nuk e ka tërhequr kandidaturën.
Për këtë, ai ka dhënë edhe një arsye, shkruan Insajderi.
“Unë s’e kam hequr kandidaturën sepse kam qenë në kohët më të vështira”, ka thënë Sejdiu teksa është futur në sallën ku pritet të vendoset se kush do ta udhëheq LDK-në për katër vitet e ardhshme.
Sejdiu ka treguar gjithashtu se çrfarë pret nga ky Kuvend Zgjedhor i partisë.
“Pres një përmbyllje të suksesshmë të këtij procesi. Shpresojmë që të jetë një vendim që do të hapë shtigje të reja”, ka thënë Sejdiu.