Fjalë Kyçe

Sekretarja e Jashtme britanike: Lufta në Ukrainë, do të jetë fillimi i fundit të Putinit

Sekretarja e Jashtme britanike: Lufta në Ukrainë, do të jetë fillimi i fundit të Putinit

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë për Sky News se “po shohim një rezistencë të fortë dhe shumë të guximshme të Ukrainës” – ku theksoi se “Britania do të vazhdojë “t’i furnizojë ukrainasit me armë dhe t’i mbështesë ekonomikisht”.

Ajo tha se beson fuqishëm që Putin ka “bërë një gabim të madh strategjik”. Madje paralajmëroi se lufta mund të zgjasë me “vite”, do shtuar se “nuk do të përfundojë shpejtë”.

“Frikësohem se ky konflikt mund të jetë shumë i përgjakshëm”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet për sanksionet e Britanisë karshi Rusisë, Truss tha se “ka përpiluar një listë të oligarkëve”.