Fjalë Kyçe

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, e infektuar me koronavirus

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, e infektuar me koronavirus

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se ka dalë pozitive në testin për koronavirus.

Në një postim në Twitter, McEnany tha se do të futet në karantinë dhe se do të punojë nga distanca.

McEnany, e cila është kritikuar për shfaqjen pa maskë në konferenca për media, tha se nuk ka simptoma.

Lajmi vjen pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me koronavirus.

Trump është shtruar të premten në spitalin ushtarak Walter Reed.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se gjendja e presidentit vazhdon të përmirësohet dhe se ai mund të lirohet nga spitali gjatë ditës.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 7.4 milionë të infektuar dhe mbi 209,000 viktima.