Dogana e Kosovës më 16.10.2024, ka njoftuar se në dy barnatore në Ferizaj, janë gjetur dhe sekuestruar 436 pako barna pa banderola të Kosovës.
Sipas njoftimit, disa nga produktet farmaceutike mbanin banderola të Serbisë dhe shteteve tjera.
Ndërsa është bërë e ditur se vlera e tyre është rreth 4 mijë euro.
“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte (barnatore) afariste në Ferizaj. Gjate kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceutike (436 pako barna) pa banderola të Republikës se Kosovës, ku disa prej të cilave mbanin banderola te Serbisë që dhe shteteve tjera. Vlera e tyre është rrethe 4000 euro”- thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se operacioni është kryer nga Njësia e Task-forcës – lindje (e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia).Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.