Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala priten të mungojnë në ndeshjen e nesërme përballë Malit të Zi, ndërkohë Samir Ujkani ndeshjen do ta nis nga stoli, mëson Gazetasheshi.com.
Kështu selektori Challandes duhet të bëjë zgjedhjen e një kapitenit të ri për këtë duel.
Në konferencën e sotme trajneri i Kosovës, ka folur lidhur se kush do jetë Kapiten i Kosovës në këtë takim.
“Është e vërtetë që kemi humbur kapitenët,por çështja e kapitenit nuk është brenga jonë më e madhe. Unë do të shoh në stërvitjen që do ta kemi sonte se kush do të luajë e kush jo dhe pastaj do të vendosë për kapitenin”, ka thënë Challandes.
Kosova nesër do luaj ndeshjen kualifikuese për EURO 2020, ndaj Malit të Zi, nga ora 20:45.