Fjalë Kyçe

Selektori i Finlandës, Kanerva: U mbrojtëm mirë, patëm paraqitje më të mirë sesa me Danimarkën

Selektori i Finlandës, Kanerva: U mbrojtëm mirë, patëm paraqitje më të mirë sesa me Danimarkën

Selektori i Finlandës, Markku Kanerva ka folur pas humbjes nga Rusia.

Finlanda humbi ndeshjen e dytë në kuadër të “Euro 2020” ndaj Rusisë, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Kanerva u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe theksoi se ata duhet të përmirësohen në ndeshjen e fundit.

“Ne u mbrojtëm mirë dhe në daljet përpara ishim më të mirë sesa ishim ne Danimarkën”, tha ai.

“Nuk ia arritëm të shënojmë, por kishim disa mundësi tejet të mira, disa goditje shkuan paksa jashtë kuadratit të portës, të tjerat ishin mbrojtur”, tha Kanerva.

“Sipas meje, kjo ishte një ndeshje tejet e barabartë”, përfundoi Markku Kanerva./