Fjalë Kyçe

Selektori i Kosovës komenton nervozën e presidentit të Feronikelit pas humbjes nga Ferizaj

Selektori i Kosovës komenton nervozën e presidentit të Feronikelit pas humbjes nga Ferizaj

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj kishte kritikuar ashpër futbollistët e Niklit pas humbjes nga Ferizaj.

Në “Rexhep Rexhepi”, Ferizaj fitoi 2:1 ndaj Feronikelit duke ia rrezikuar vendin e parë në tabelë.

Ndërkaq, trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi thotë se këto gjëra ndodhin.

“Reagon presidenti, ka mundur të reagojë ashtu edhe trajneri. Dhe kur ndodhin këso gjëra të papritura, vijnë edhe këto deklarata”, tha Prekazi në “Sports Show”.

“Por, këto gjëra ndodhin kudo, por nervoza e bën të veten”, theksoi Prekazi.

Ramaj këto deklarata i kishte bërë në faqen zyrtare të “facebookit” të Feronikelit: