Fjalë Kyçe

Selektori i Kosovës U21 flet pas fitores së madhe ndaj Turqisë

Selektori i Kosovës U21 flet pas fitores së madhe ndaj Turqisë

Selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me të përzgjedhurit e tij pas fitores 3-1 ndaj Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore, përgëzoj lojtarët për një ndeshje fantastike të zhvilluar sot. E kam thënë edhe më herët dhe do ta them vazhdimisht që koha është duke punuar për futbollin e Kosovës. Më vjen mirë që kishte shumë tifozë të pranishëm, falënderoj Dardanët të cilët na dhanë një përkrahje të madhe gjatë gjithë ndeshjes. Për një ekip që është pranuar që dy vite në UEFA, 7 gola për dy ndeshje mendoj që nuk janë pak”, tha Prekazi.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në po aq ndeshje të zhvilluara në grupin 3 dhe e zë vendin e parë në tabelë.

Pas Kosovës renditet Turqia me 4 pikë dhe Shqipëria me dy pikë, por duhet theksuar se Austria dhe Anglia ende nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje.