Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon raportimi i kryeministrit Hoti për dialogun me Serbinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ia përmendi kryeministrit Hoti skenat e takimit të fundit me Vuçiqin, kur ky i fundit e kishte pyetur se a di serbisht, shkruan lajmi.net.
“A duhet që para se të shkosh në Serbi ta mësosh serbishten. Çka tu dasht serbishtja atje? Është dashur t’i thuash shqip se nuk di serbisht. Sepse serbishtja jote është gjuha e vrasësve të Millosheviqit. Ty po të përdorin në dialog. Ty si duket po të pëlqen kur ata të përdorin”, iu drejtua Selimi, Hotit.
Sipas Selimit, Hoti ka shkuar përballë Serbisë i zhveshur nga legjitimiteti dhe dinjiteti.
“Ju thamë se po gaboni. Ju po shkoni përballë Serbisë të zhveshur nga dinjiteti dhe legjitimiteti. Ju atje nuk demonstruar shtetësi. Shkuat duke hequr dorë nga shtetësia. Demonstruat inferioritetin tuaj ndaj Vuçiqit”, u shpreh ai.