Fjalë Kyçe

Selimi i reagon Cecës e cila ofendoi Dua Lipën, ia përmend skandalet në të cilat është e përfshirë

Selimi i reagon Cecës e cila ofendoi Dua Lipën, ia përmend skandalet në të cilat është e përfshirë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi i ka reaguar këngëtares serbe, Svetlana Raznatovic, e cila së fundmi në mediat serbe kishte ofenduar këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, krejt kjo pas postimit “AUTOCHTONOUS”  që këngëtarja kishte bërë.

Selimi ia ka kujtuar këngëtares serbe skandalet e shumta në të cilat ajo është e përfshirë, duke përmendur këtu edhe për arrestimin e saj si e dyshuar se kishte pasur rol në vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, shkruan Reporteri.

Ceca, “mbretëresha e turbo folkut” serb, e arrestuar si e dyshuar se kishte pasur rol në vrasjen e kryeministrit Gjingjiq; e dënuar për zhvatje; martuar me kriminelin e luftës Arkan; e kapur live në TV e veshur me xhevahire të vjedhura nga burri i saj vrasës nga viktimat boshnjake; flet për “nacionalizmin e Dua Lipa”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Kujtojmë se sot në Prishtinë, do të organizohet një aktivitet simbolik në përkrahje të Dua Lipës, pas sulmeve që i janë bërë asaj nga mediumet serbo-ruse.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe personalitete kosovare nga bota e artit dhe publicistikës, me moton “Save Dua!”.