Fjalë Kyçe

Selimi – Kryeministrit Hoti: A po e dini pse po shkoni në bisedime me Vuqiqin?

Selimi – Kryeministrit Hoti: A po e dini pse po shkoni në bisedime me Vuqiqin?

Shefi i grupit parlamentar i LVV Rexhep Selimi, ne seancën e sotme në Kuvend i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Avdullah Hoti.

Rexhep Selimi ka thënë se Hoti po pritet të nis bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi në Berlin dhe Bruksel, e nuk e di se për çfarë  është duke u nisur atje.

Selimi në fjalimin e tij i bëri pyetje kryeministrit se ku është duke u nisur pa lejen e Kuvendit dhe pa platformë të dialogut.

Ai tutje tha se “Çfarë do na thuash vallë kur të ktheheni?”.

“Hoti po duket se është bërë gati për një turne udhëtimi me Vuqiqin në Berlin e Bruksel.  Ai shprehet se është i vendosur se ky dialog nuk ka alternativ pa e ditur se a po shkon për të dialogur pèr njè marrèveshje apo pèr njè plan qè e kanè bèrè mè herèt.

Ku po shkon pa lejèn e Kuvendit , platformè e ekip,  e pa plan? A e dini z.Avdullah Hoti ku po shkoni dhe pse po shkon? Nèse jo pse po shkoni e nèse po e dini pse s’po na tregoni?

Thaçi e Vuqiqi tè kanè futur nè njè sandwich në shërbim të planeve të tyre që ne ju paralajmëruam me kohë. Z.Hoti nuk keni ku shkoni pa i sqaruar kèto gjèra nè fillim”, tha ai.