Fjalë Kyçe

Selimi: Në takim me shefin e EULEX-it shpreha shqetësimin për aksionin e fundit të Speciales

Selimi: Në takim me shefin e EULEX-it shpreha shqetësimin për aksionin e fundit të Speciales

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar sot me shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigermark.

Përmes një komunikate për media, Selimi ka thënë se gjatë takimit ka ngritur shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Njoftohet se në takim Selimi ka pranuar raportin e fundit të këtij emisioni për sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Selimi dhe Wigemark diskutuan edhe për ecurinë e hartimit të strategjisë për sundimin e ligjit, parandalimin e dhunës në familje si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara”, thuhet në njoftim.