Fjalë Kyçe

Selimi prezanton ndryshimet në Kodin Civil

Selimi prezanton ndryshimet në Kodin Civil

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, ka prezantuar ndryshimet e Kodit Civil.

Ai ka thënë se pret që shumë shpejt të kalohen procedurat e nevojshme dhe Kodi Civil të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Selimi ka thënë se shpreson që pozita dhe opozita të mbështesin ndryshimet, me të cilat do të rregullohen disa çështje pronësor dhe trashëgimie që kanë qenë problematike për një kohë të gjatë.

Selimi po ashtu ka konfirmuar kërkesën e bërë tek autoritetet serbe për të vizituar Luginën e Preshevës. Ndërsa ka thënë se udhëheqëse e delegacionit kosovar do të jetë kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe vet ai.