Fjalë Kyçe

Selimi: Task Forca po hetonte disa raste të profilit të lartë, votova kundër shuarjes

Selimi: Task Forca po hetonte disa raste të profilit të lartë, votova kundër shuarjes

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se ka qenë kundër shuarjes së Task Forcës për luftimin e korrupsionit pasi janë disa raste nën hetime të profilit të lartë dhe sipas tij, me shuarjen e kësaj Task Force, atëherë nuk dihet se ku do të zhvendosen këto raste.

Në emisionin ‘Frontal’ në T7, Selimi tha se nuk duhet të shuhet asnjë institucion pa pasur një plan.

“Arsyet e mija i kam shprehur pse kam qenë kundër shuarjes së Taskë Forcës. Kjo taskë ka 10 vite që punon, nuk duhet të shuajmë institucione pa pas një plan. Nuk është reflektu rishikimi professional. Janë disa raste nën hetim të profilit të lartë, të cilët me shuarjen e kësaj taske force, nuk dihet se ku duhet të zbarkojnë këto land. Unë këtë arsye nuk e kam gjetë se pse duhet të shuhet. Më e rëndësishmja është të mos shkaktohet dëm”, tha Selimi.