Ish-trajneri i Ferizajt, Agron Selmani ka komentuar formën aktuale të skuadrës.
“KF Ferizajit për momentin është në ditën e vetë të mire,nga këndi i udheheqjes së një klubi ka shumëçka për tu mësuar,megjithat do të mundohem të potencoj dicka: Me nivelin aktual që kemi ne duhet të knaqemi me barazh,pergatitja fizike nuk është në nivelin e kerkuar të superliges,kaq jan mundesit tona, Kone mesfushori ma i mire në superligen e kosovës, etj,etj”, ka shkruar Selmani në facebook.
Ai ka vijuar të flas për trajneri, Bylbyl Sokoli, teksa ka komentuar edhe deklaratat e tij interesante.
“Deklaratat e dhëna nga Bylbyli duken të përgjithesuara por hyjn në grupin e deklaratave psikologjike që ta turbullojn “ujin në oborr” dhe kjo është dashtë të vërehet nga trajneret e ekipeve te tjera dhe kjo është edhe një nga karakteristika e këtij sezoni ,pra dicka tjetër për opinion por dicka tjetër të punohet,të kultivohet dhe të pretendohet”, shkruan Selmani.
“Pati qaste të rënda me ekip dhe kur duhej shkarkuar dhe pritej shkarkimi i Bylbylit, ai mbijetoi, kryesia e KF Ferizajit ka tregue përvoje dhe pjekuri të madhe në keto momente. Ndërkohe ,energjia të themi negative në klub u transformua në energji pozitive dhe motivacion,u trasnformuan lojtarët por u transformua edhe vete Bylbyli. Përvec rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit Bylbyli ka arritur edhe dicka tjeter me klubin e tij , ai ka arritur që ti ulë të gjithë në toke,të krijoj objektiva të qarta dhe realiste për të ecur perpara dhe për fund ai ka ndrrue qasjen dhe me qasjen e tij ka arritur që të bind dhe të detyroj edhe lojtaret që ta duan dhe të angazhohen enkas edhe për të dhe lojtaret këtë po mundohen ta bejn ne mundesin ma te mire dhe kjo si sublimim edhe i energjis apo motivit të lartë të kryesi”, përfundon komenti i Selmanit.