Fjalë Kyçe

Senegali kalon në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Senegali kalon në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Senegali ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Guinesë Ekuatoriale me rezultat 3-1, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Famara Diedhiou, në minutën e 28-të, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Guinea barazoi rezultatin me Jannick Buyla Sam, në minutën e 57-të, teksa Senegali kaloi në epërsi prapë me Cheikhou Kouyate, në minutën e 68-të, teksa golin e tretë e shënoi Ismaila Sarr.

Senegali në gjysmëfinale do të luajë me Burkina Fason