Pas përfundimit të grevës tetëditore të vitit 1989, regjimi jugosllav i kapi shumë ish-minatorë e i burgosi për veprën që kishin bërë.
Në dokumentarin “Kur foli nëntoka”, ish-akterët e grevës rrëfejnë për malltretimet që pësuan nga serbët.
Ramadan Gjeloshi thotë se pas rrahjes që pësoi, kurrizi i mbeti i deformuar sot e asaj dite. Ndërsa format e dhunës ishin edhe të natyrave tjera.
Minatorëve u kërkohej të nënshkruanin deklarata të rreme. Dajaku i priste, nëse nuk e bënin këtë.
Ndërsa Avdi Uka thotë se ka pështyrë gjak nga goja e nga hunda, pasi e rrahën me varëse të drurit e ia hoqën thonjtë e dorës e të këmbës.
Kurse ish-grevisti Isuf Peci thotë se policët serbë ia vunë këmbën në qafë dhe e tërhoqën zvarrë nëpër korridor.